Futboll Premier League

City/ Guardiola: Për të qenë konkurentë, duhen blerje të reja

Guardiola ia ka bërë të qartë drejtuesve të klubit se dëshiron lojtarë në janar për të vazhduar dhe konkurruar në katër gara.

Man City dëshiron ta forcojë skuadrën këtë muaj me dyshen; Samuel Umtiti, mbrojtësin e Barcelonës si dhe sulmuesin e Arsenalit, Alexis Sanchez, që janë synimet e Pep Guardiolas.

Por, Guardiola thotë se nuk do të bëjë presion te drejtuesit e klubit për transferime, duke deklaruar gjithashtu se marrëveshjet që mund të arrihen në këtë kohë mund të jenë të dobishme për klubin edhe në të ardhmen.

“Në Barcelonë, Bayern dhe tani këtu – kurrë nuk kam insistuar për transferime”, tha Guardiola. “Unë dhe klubi punojmë për më të mirën. Po punojmë edhe tani këtë muaj dhe gjithashtu për të ardhmen”, shtoi ai.

“Nëse ndodh, ndodh. Do të punoj me lojtarët që kam. Aktualisht është shumë e vështirë të blesh lojtarë. Kemi nevojë, pasi jemi në katër gara, por nëse nuk ndodh asgjë, do të vazhdojmë me lojtarët që kemi dhe do të shikojmë edhe për lojtarë në ekipin e dytë për të vazhduar para”, theksoi mes tjerash spanjolli.

Related posts

SËRISH ME PROBLEME FRANCA/ Do të mungojnë kundër Kombëtares dy lojtarët kryesorë…

Delo.autor

KALIMI I LUKAKUT TEK CHELSEA/ Ja kur ylli belg do të kryejë testet mjekësore dhe të firmosë kontratën…

Delo.autor

VIDEO/ Gjimshiti shkakton penallti në humbjen ndaj Romës, Memushaj nuk aktivizohet

Q.Autor

Leave a Comment