Futboll Premier League

Liverpool – Everton: Formacionet zyrtare, Van Dijk debuton te The Reds

 Liverpool do të mundohet të shkojë më tutje në garën e Kupës së Anglisë.The Reds do të takohen me rivalët lokal para shikuesve të vetë kundër Evertonit.

Tashmë te dyja skuadrat kanë publikuar formacionet zyrtare, ku ka disa mungesa.

Alberto Moreno, Jordan Henderson, Nathaniel Clyne dhe Mohamed Salah nuk do të luajnë shkaku i lëndimeve të pësuara si dhe Coutinho, i cili pritet të transferohet te Barcelona.

Në anën tjetër, te Evertoni nuk do të paraqiten Maarten Stekelenburg, Leighton Baines dhe Seamus Coleman.

Theksojmë se në rast se takimi përfundon pa fitues, atëherë ndeshja e dytë do të zhvillohet në stadiumin e Evertonit.

Liverpool: Karius, Gomez, Matip, Robertson, Milner, Can, Chamberlain, Lallana, Mane dhe Firmino.

Everton: Pickford, Kenny, Martina, Holgate, Jagielka, Schneiderlin, McCarthy, Rooney, Sigurdsson, Bolasie dhe Calvert-Lewin.

Related posts

Premier League nisë me një super-sfidë, që në javën e parë…

Sadik.Autor

KOMPLIMENTON SKUADRËN/ Kovac: Kjo është ndeshja më e mirë e sezonit, ekipi meriton…

Isa.Autor

“PROBLEMI TASHMË U ZGJIDH”/ Juventus arrin MARRËVESHJEN me mbrojtësin e Man United (FOTO)

F.autor

Leave a Comment