Futboll Seria A

Gafa me ‘VAR-in’/ Dënohet gjyqtari që favorizoi Juventusin

Pas analizës, arbitri italian Daniele Doveri nuk mund t’i shpëtojë dënimit.

Gjyqtari vlerësoi të rregullt golin e dytë të Juventusit, pavarësisht faullit të Khedirës dhe konsultimit me VAR-in. Një gabim që i ka kushtuar shtrenjtë pasi ai është dënuar të paktën dy javë pezullim nga çdo aktivitet sportiv, shkruan “Sportmediaset”.

Doveri pa pamjet filmike në rastin e diskutueshëm dhe vendosi të akordonte golin, duke shkaktuar protesta të ashpra te Torino.

Pas saj gafe është i detyruar të bëjë disa javë pushim, pasi ky është dënimi i sektorit përkatës në Federatën Italiane të Futbollit.

Related posts

WOLVES-MANCHESTER UNITED/ Solskjaer kërkon fitoren për kualifikimin në champions (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

DEL NGA SPITALI PAS NJË INFARKTI/ Fjalët e para të Iker Casillas: Kam qenë shumë me fat…

Delo.autor

PO SHKËLQEN NË PREMIER/ Broja shqetëson trajnerin e Southampton. Kualifikimi në FA Cup me kosto?

Delo.autor

Leave a Comment