Futboll Sport

RUSI 2018/ Ndeshja me Kroacinë ka qenë një humbje e dyfishtë për Sampaoli-n

Argjentina është mundur 3-0 nga Kroacia në ndeshjen e dytë të Grupit D dhe tani rrezikon të mos kalojë fazën e grupeve pavarësisht se ka në përbërje Leo Messi-n, ai që konsiderohet si futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave.

Përgjegjësia kryesore mbi ecurinë negative të ekipit bie veçanërisht mbi trajnerin Jorge Sampaoli, duke parë se skuadra e tij nuk ka një identitet të qartë në fushën e lojës dhe lojtarët bardhekaltër janë dukur pa ide kundër kroatëve.

Por, përveç humbjes së pësuar nga Argjentina në fushën e lojës, ka qenë veshja e zgjedhur nga trajneri ajo që ka tërhequr vëmendjen e botës së internetit që, siç dihet, nuk të fal në rastet e tilla. Stili i Sampaoli-t ka lënë shumë për të dëshiruar, ashtu si loja e skuadrës së tij.

 

 

 

 

Related posts

BARAZIM MES TENSIONESH/ Flamurtari ndanë pikët me “gjirokastritët”

Delo.autor

MERKATO E VERËS/ “Stop” largimeve pa përfitime, ja plani i klubit që militon në Kategorinë e Parë…

Delo.autor

NUK PO KALON NJË MOMENT TË MIRË/ Rekord negativ për yllin Griezmann tek Franca

Delo.autor

Leave a Comment