Futboll Sport

Kukësi “mpreh” dhëmbët/ Verilindorët rrëmbejnë futbollistin më të mirë të Teutës

Te Kukësi është afruar lojtari i dhjetë i merkatos verore. Bëher fjalë për ish-futbollistin e Teutës Arbër Çyrbja që nga dje është zyrtarisht pjesë e verilindorëve. Për 24-vjeccarin Kukësi derdhi në arkën e durrsakëve plot 100 mijë €. Transferimi te verilindorët është në interes të futbollistit nga Shijaku pasi me pjesëmarrjen e Kukësit në Champions League, vlera e kartonit të tij mund të rritet dhe mund të bie në radarin e një ekipi të huaj.

Ndërkohë, klubi kuksian po vazhdon të zgjerojë repartin ofensiv me dy futbollistët e Skënderbeut Suad Sahitin dhe Bakari Nimagën. Shqiptari nga Maqedonia mund të pranojë të veshë bluzën blu pasi ka qenë gati i papërdorur sezonin e kaluar nga trajneri Ilir Daja, kurse Nimaga mund të përfitojë nga fakti që korçarët nuk marrin pjesë në kompeticionet europiane dhe kjo mund ta favorizojë transferimin e tij te Kukësi.

Related posts

NEYMAR I PANDREQSHËM/ Ylli brazilian refuzoi të stërvitej para Championsit, ja arsyeja

Delo.autor

“MBROJTJA MË E MIRË KUNDËR…”/ Conte: Me Atalantan do të jetë një sfidë brenda sfidës

Delo.autor

“KUQEZINJTË” LËNË TAKIM ME IBRAHIMOVIC/ Ish-trajneri Rebiç “paguan” për suedezin…

Delo.autor

Leave a Comment