Futboll Seria A Sport

Sa shumë lëvizje te Roma/ Mbrojtësi ballkanas drejt Chelsea për 40 milion Euro

Roma është shndërruar në një kantier të hapur, me lojtarë që ikin e vijnë. Tifozët tashmë po bëhen gati për të përqafuar afrimin e Pastores, por edhe atë të Justin Kluivert. Ndërkohë, disa të tjerë nuk e kanë pritur mirë largimin e Nainggolan, i cili tashmë është një lojtar i Interit, por nuk mbaron me kaq. Verdhekuqtë me shumë mundësi do të humbasin edhe shërbimet e një tjetër elementi shumë të rëndësishëm, atë të mbrojtësit Kostas Manolas. Për grekun ka shfaqur interes Chelsea. Blutë e Londrës kanë gati një ofertë të parefuzueshme: 5 milionë euro në sezon për Manolas, ndërsa 36 milionë euro, që është klauzola e largimit, shkojnë për Romën.

Verdhekuqtë nuk duan që Manolas t’i braktisë, por rregullat e Fair Play-t Financiar i detyron drejtuesit e klubit të heqin dorë nga shërbimet e 27-vjeçarit. Afrimi i mbrojtësit grek është një prej dëshirave kryesore të teknikut Maurizio Sarri, i cili, gradualisht, do të fillojë të kristalizojë grupin e lojtarëve për sezonin e ardhshëm në premier league.

Related posts

ZBULOHEN PRAPASKENAT/ Prestigjozja “AS”: Tre arsyet kryesore të divorcit mes Ramos dhe Real Madrid

Delo.autor

CELTA VIGO-BARCELONA/ “Katalanasit” kërkojnë fitoren e dytë (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

LIVE/ Shqipëri-Uells: Minuta të mira për Uellsin, kuqezinjtë nuk janë futur ende në lojë (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment