Futboll Sport

Përballja me Serbinë, flet babai i Xherdan Shaqirit: Zemra më thotë…

Babai i Xherdan Shaqirit ndodhet në Zhegër të Kosovës, për të ndjekur ndeshjen mes Serbisë dhe Zvicrës. Kjo ndeshje do të ndiqet me mjaft emocion në familjen e Shaqirit në Kosovë, pasi Xherdan Shaqiri, është titullar nga minuta e parë në ndeshjen e parë ndaj Serbisë. Në një prononcim për “KTV” babai i Xherdanit, Hysen Shaqiri tregon emocionet e kësaj përballjeje.

“Kam vendosur ta shikoj ndeshjen në shtëpi. Nëse vijnë shokët do t’i pres në shtëpi. Ne mendojmë që Zvicra do të fitojë, gjithsesi sportit nuk i dihet. Zemra më thotë për fitore. Varet si do të shkojë loja”, u shpreh babai i Xherdanit.

Ndërkohë në Zhegër rrugët janë të mbushura me flamujt e Zvicrës.

Related posts

E VESHUR ME GURË DIAMANTESH/ “Rolexin” më të shtrenjtë në botë e zotëron… Ronaldo (FOTO)

Delo.autor

QESHARAKE/ Të shënon pa luajtur: Rexhinaldos i faturojnë një gol te Mozambiku (VIDEO)

Isa.Autor

Rusia shumë e dobët për Brazilin, dorëzohet në ‘Luzhniki’

Sadik.Autor

Leave a Comment