Futboll Shqipëri Sport

MUNGON VETËM ZYRTARIZIMI/ Në Turqi e bëjnë fakt të kryer, ja skuadra e re ku do të aktivizohet Majkëll Ngo

Pas aventurës pozitive me skuadrën e Tiranës, sulmuesi shtatlartë Majkëll Ngo do të nisë një aventurë të re në kampionatin turk. Sipas “hurriyet.com.tr”, 27-vjeçari ka arritur akordin me klubin e Menemenspor, që luan në ligën e parë të Turqisë, teksa pritet që të bashkohet me skuadrën e re brenda javës.

Kujtojmë që Ngo këtë sezon, ishte një nga futbollistët më të rëndësishëm te kampionët e Shqipërisë, duke realizuar 13 gola, si dhe dha një numër të konsiderueshëm asiste, duke u shndërruar në një lider te skuadra bardheblu.

Related posts

KOMISIONI I DISIPLINËS/ Ja vendimet që e pësojnë dy klubet e kryeqytetit…

Isa.Autor

Gëzohen tifozët e Juventusit, mesfushori argjentinas shumë pranë “bardhezinjve”

Sadik.Autor

4 FITORE NË 4 NDESHJE/ Ja kush është trajneri i muajit tetor në Premier League…

Delo.autor

Leave a Comment