Futboll Seria A Sport

DËSHTIMI i kinezëve, del në pah një familje AMERIKANE për Milanin

Vetëm pak orë pasi doli lajmi se kinezi Li Yonghong nuk ka arritur të kompletojë rritjen e kapitalit, dhe se tashmë rrezikon që klubin ta marrë fondi amerikan Elliot, vjen edhe një lajm pozitiv për kuqezinjtë.

Së fundi familja e pasur amerikane, Ricketts ka dalë hapur, duke treguar interesin e saj për një investim të rëndësishëm, bazuar në terma afat gjatë te kuqezinjtë.

Kjo familje është e 66-ta më e pasur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sipas revistës së njohur Forbes dhe ka në pronësi edhe Chicago Cups, një skuadër e njohur baseball-i.

Gjithsesi ajo që mbetet të pritet, është data 10 korrik, që është njëkohësisht afati i fundit për Li Yonghong, që të paguajë 32 milionë euro dhe më pas do të vendoset se me cilin duhet të negociojë familja Ricketts.

Related posts

MBRËMJA “MAGJIKE” E “PLESHTIT”/ Ja rekordet që vendosi ndaj Levantes… (FOTO)

Isa.Autor

MUNGOI NË CEREMONINË E “TOPI TË ARTË”/ Modric kritikon ashpër CR7: Duhet të tregojë respekt!

Delo.autor

Ngjarja kurioze, kur tifozët e Realit ndërprenë gjysmëfinalen e Champions League (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment