Futboll

Ngjarja kurioze, kur tifozët e Realit ndërprenë gjysmëfinalen e Champions League (VIDEO)

Kanë kaluar 20 vjet që prej asaj dite, kur u shemb porta e Stadiumit Santiago Bernabeu, gjatë gjysmë-finales të Champions League. Borussia Dortmund ishte ekipi vizitor në kryeqytetin spanjoll, më 1 prill 1998, ku dy ekipet po ballafaqoheshin në kompeticionin evropian.

Për të krijuar një atmosferë të përshtatshme për këtë ndeshje, një grup tifozësh të Real Madridit u ngjitën në gardhin metalik, që ndodhej prapa një prej portave. Flamuj dhe banderola të shumta po valëviteshin, dhe pesha e madhe shkaktoi shembjen e gardhit.

Fatkeqësisht ky gardh mbështetëj tek një nga portat, duke sjellë edhe shembjen e kësaj të fundut, duke lënë ekipin e Real Madrid të papërgatitur, sepse nuk kishin një portë rezervë.

Gjyqtari i ndeshjes Mario van der Ende vendosi shtyrjen e ndeshjes, derisa sa të zëvëndësohej porta, pasi riparimi fillestar ishte i pasuksesshëm. Delegati i Los Blancos, Agustin Herrerin, i dëshpëruar nga situata, vendosi që të merrte motorin e tij dhe udhëtoi drejt qëndrës stërvitore të ekipit.

Me ndihmën e një kamioni, ai arriti të transportonte shtyllat e portës në Stadiumin Santiago Bernabeu, ku po zhvillohej ndeshja. Takimi filloi pak më shumë se një orë me vonesë, dhe kjo gjë solli që klubi gjerman të paraqiste një notë proteste pranë UEFA-s.

Related posts

VIDEO/ Barcelona i uron mirëseardhjen Coutinhos

Q.Autor

“LARGOHEM NGA KËTU”/ Mesfushori i Interit me sondazh për të ardhmen

F.autor

Inter gjen akordin me Benficën për mbrojtësin argjentinas

Q.Autor

Leave a Comment