Futboll Sport

Tunizia luan shansin e fundit, belgët: Nuk jemi këtu për çmime personale

Sot në orën 14.00 Belgjika do të kërkojë një tjetër fitore, këtë herë ndaj Tunizisë për të siguruar kështu kualifikimin nga faza e grupeve. Për trajnerin e belgëve, Roberto Martinez, tri pikët janë një kusht i panegociueshëm. “Ndoshta jemi bërë disi të mërzitshëm, por mbase është diçka që e kemi kërkuar vetë.

Nëse arrijmë që të fitojmë në këtë mënyrë, atëherë nuk kemi përse të jemi detyrimisht të bukur. Në këtë moment rëndësi ka të sillemi si skuadër dhe të arrijmë rezultate. Golat mund t’i shënojë kushdo, nuk kemi ardhur deri këtu për të shpallur Lukakun kryegolashënues, ndaj le të mendojmë për të dërguar topin në rrjetë dhe jo për lojtarin që do ta arrijë diçka të tillë”.

Tunizia- Për Nabil Malul situata nuk është e njëjtë me rivalët e sotëm. Në rast humbjeje, Tunizia do të mbetej jashtë Botërorit. Pas zhgënjimit në ndeshjen e parë me Anglinë, trajneri i “Shqiponjave të Kartagjinës” kërkon të njëjtën paraqitje si ndaj anglezëve, por duke shpresuar në një rezultat më të mirë për të besuarit e tij. “Nuk duhet të luajmë me frikë, por të luftojmë për të dalë nga fusha me pikë. Shpresat e një populli të tërë janë mbi ne, ndaj nuk duhet t’i zhgënjejmë”, deklaroi dje Nabil Malul.

Related posts

“EURO 2020″/ Ndeshje e luftuar, Kroacia ndan pikët me Çekinë në “Hampden Park”

Delo.autor

PAS DISFATËS NË SUPERKUPËN E ITALISË/ Flet Sarri: Mendoj se erdhëm në këtë finale me…

Delo.autor

BENZEMA “BOMBERI I ARTË”/ Zbulohet fanella speciale me Realin pas kurorëzimit si lojtari më i mirë i vitit 2022

F.autor

Leave a Comment