Futboll Sport

Edhe kartonët e verdhë mund të sjellin eliminimin për Argjentinën!

Për një ironi të fatit, ka një probalitet rezultatesh në raundin e fundit të ndeshjeve në Grupin D, që mund të vendosin Argjentinën dhe Islandën në baraspeshë të plotë.

Nëse Leo Messi dhe shokët e tij fitojnë 2-0 ndaj Nigerisë dhe njëkohësisht islandezët fitojnë 2-1 ndaj Kroacisë, atëherë do të kemi baraspeshë të plotë (në pikë dhe golaverazh) dhe kësisoj skuadra e kualifikuar do të vendoset nga “fair play”.

Ekipi që ka marrë më pak kartonë të verdhë do të vazhdojë më tej dhe për momentin skuadra e Sampaoli kanë marrë tre kartonë të verdhë më shumë se ekipi i Hallgrimsson.

Rregullorja e FIFA-s për Kupën e Botës përcakton se pas ndeshjeve direkte, vendos golaverazhi, më pas numri i golave të shënuar dhe në fund skuadra me më pak kartonë të verdhë kualifikohet.

Në renditjen e “fair play” kartoni i verdhë është -1 pikë, kartoni i kuq si pasojë e dy të verdhave është -3 pikë, ndërsa kartoni i kuq direkt është -4 pikë

Për momentin Argjentina ka tre kartonë të verdhë Mercado, Otamendi dhe Acuna (-3), ndërsa Islanda nuk ka marrë asnjë karton të verdhë. Një tjetër avantazh për ishullorët në garën në distancë, 90 minuta para fundit.

 

Related posts

Stërvitja e veçantë e Suedisë, zbulohet “sekreti” i suksesit të ekipit skandinav (VIDEO)

Sadik.Autor

ELIMINIMI DRAMATIK NË CHAMPIONS/ Ja sa shpenzoi Guardiola për ta çuar Cityn deri në çerekfinale

Delo.autor

NDJEN PRESIONIN E MADH/ Kovac: Të gjithë rrezikojmë shkarkimin si Mourinho, sidomos…

Delo.autor

Leave a Comment