Futboll

Titulli i vitit 2016, KAS/ Vendimi është duke u finalizuar, do të merret në…

Skënderbeu, përveç verdiktit të dosjes me ndeshje të dyshuara nga UEFA, pret edhe vendimin final të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv (KAS), për titullin e hequr nga Komisioni i Etikës pranë FSHF-së, më 23 qershor 2017. Skënderbeu e ka apeluar këtë ndëshkim, çështje e cila është shqyrtuar edhe nga KAS, por mungon zbardhja e vendimit.

“Panorama Sport” është interesuar pranë KAS-it për të mësuar se çfarë po ndodh me këtë çështje dhe kur pritet të ketë një vendim final. Përmes një e-maili në redaksinë e gazetës, ky organ me seli në Lozanë të Zvicrës ka kthyer përgjigjen për interesimin në fjalë:

“Ju faleminderit për mesazhin dhe interesimin tuaj në lidhje me aktivitetin e Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv (KAS). Ju lutemi të këshilloheni, pasi vendimi i Arbitrazhit për çështjen e Skënderbeut është duke u finalizuar. Palët do të njoftohen në javët në vazhdim. Ju faleminderit”. Kjo ishte përgjigja e zyrës së komunikimit të KAS-it për “Panorama Sport”, në lidhje me titullin kampion të sezonit 2015-2016, që iu hoq Skënderbeut nga Etika.

Përveç Skënderbeut dhe FSHF-së, palë në këtë çështje është edhe Partizani, i cili ka bërë kërkesë zyrtare në federatë që titulli t’u jepet atyre, si skuadra e renditur e dyta në klasifikim, por edhe si përfaqë- sues i Shqipërisë në turet paraeliminatore të Champions-it për atë sezon.

Përveç titullit, që sipas të kuqve është i merituar për Partizanin, të kuqtë do të kërkojnë edhe shpërblimin financiar nga FSHF për trofeun. Korçarët kanë shprehur prej kohësh optimizëm se ata do të dalin të fituar në këtë histori. Përveç rikthimit të trofeut, korçarët, nëse dalin fitues, kursejnë edhe gjobën prej 20 milionë lekësh të vendosur nga Etika.

Related posts

KAMPION I MADH/ Kante vërteton edhe njëherë se është njeriu më i përulur në botë

Isa.Autor

Futbollistin që po shkruan historinë, nga burgu në “Premier League” me Watfordin

Sadik.Autor

Lamtumirë Chelsea, David Luiz drejt Arsenalit!

Sadik.Autor

Leave a Comment