Sport Të tjera

Kombëtarja humbet edhe ndaj Turqisë, e fundit në Grupin D

Kombëtarja e meshkujve në volejboll është mundur sot pasdite 3-0 nga Turqia, sfidë e vlefshme për Grupin D të Lojërave Mesdhetare “Tarragona 2018”. Kjo është humbja e dytë radhazi e Shqipërisë në fazën e grupeve, duke u renditur në vendin e fundit dhe tashmë nuk ka më asnjë shans që të duelojë për një vend në zonën e medaljeve.

Një ndeshje e dobët e kuqezinjve, që rivalizuan vetëm në setin e parë, të mbyllur 25-21 për turqit, ndërsa seti i dytë është një formalitet, fituar thellë 25-4 nga rivalët ballkanas. Turqia fiton 25-17 edhe setin e tretë e krejt takimin 3-0, duke korrur suksesin e parë në grup. Një ditë më parë, Shqipëria u mund 3-0 edhe nga Tunizia.

Nesër Shqipëria është pushim dhe do të presë 48 për për të mësuar emrin e rivalit të radhës, në një ndeshje për renditjen e përgjithshme në këtë turne Mesdhetar. Po sot luajti edhe kombëtarja e femrave, që u mund 3-0 nga Kroacia.

Shqipëri – Turqi, 0-3 (21-25, 4-25, 17-25)

Related posts

ZYRTARE/ Portieri Donnarumma firmos akordin për 5 vite me PSG-në, ja detajet e kontratës…

Delo.autor

Skënderbeu është gati për Superioren, korçarët afrojnë SULMUESIN e ri (FOTO)

Isa.Autor

ITALI-SPANJË/ Mancini me surpriza, Enrique i beson sulmin Oyarzabal në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment