Formula 1 Sport

Hamilton i kënaqur nga “pole”: Kjo është makina për të cilën kam nevojë

Lewis Hamilton i gëzohet “pole position” arritur sot në garën e Çmimit të Madh të Francës në Formula 1, madje mendon edhe për garën e nesërme, duke synuar fitoren. Piloti britanik është shprehur se ka besim te makina Mercedes, pasi sipas tij nuk ka dhënë maksimumin në provat zyrtare dhe se është akoma edhe më i shpejtë.

“Pole është një rezultat fantastik, koha ishte e mirë, pista gjashtu dhe makina e shpejtë. Të shtunën ishim edhe më të shpejtë se ditën e premte. Nuk ishte e lehtë, por bëmë një punë të madhe, ndaj e vlerësoj shumë atë që skuadra përgatiti në bokse, për të më dhënë një makinë shumë të shpejtë. Madje mendoj se mund të isha edhe më i shpejtë”, tha Hamilton.

Britaniku ka arritur “pole” nr.75 në karrierën e tij, një rekord, por e di që suksesi nesër do ta rikthente në krye të renditjes së Botërorit. “Kjo është makina për të cilën kam nevojë, e shpejtë dhe që mund të konkurrojë me Ferrarin. Kjo është një pistë fantastike dhe shpresoj që nesër të kemi një tjetër ditë të shkëlqyer”, u shpreh Lewis Hamilton.

Related posts

NJË TJETËR DISFATË PËR MONACON/ Shpërthen Henry: Është minuta e 45-të, gjyshja jote është një ku**ë

Delo.autor

SHËNOI SUPER GOL NË “PREMIER LEAGUE”/ Ja nota e Armando Brojës

F.autor

PAMJET PO BËJNË XHIRON E BOTËS/ Dy të rinj thyejnë defibrilatorin që i shpëtoi jetën Christian Eriksen

F.autor

Leave a Comment