Formula 1 Sport

Hamilton “FLUTURON” në Francë dhe rimerr kryesimin e renditjes në Formula 1

Lewis Hamilton kompletoi me triumf një fundjavë fantastike në Çmimin e Madh të Francës. Piloti britanik i Mercedes arriti të mbyllë i pari garën, pasi kishte regjistruar kohët më të shpejta në provat e lira dhe zyrtare, ndërsa tashmë ka rimarrë edhe kryesimin e renditjes për pilotë.

Menjëherë pas Hamilton u rendit Max Versttappen me Red Bull, ndërsa podium u kompletua nga piloti finlandez i Ferrarit, Kimi Raikkonen. Vetëm vendi i pestë për Sebastian Vettel dhe një fundjavë për t’u harruar. Piloti gjerman i kokëkuqes, e nisi garën me një incident, që i kushtoi një penalizim prej 5 sekondash, duke bërë që të mos arrijë të futet as në podium.

Related posts

STATISTIKAT/ Asnjë lojtar si ai, njihuni me shkatërruesin më të mirë të Champions-it

Delo.autor

TRONDITËN MERKATON/ Ky është SUPER-formacioni me 11 lojtarët më të shtrenjtë

Isa.Autor

PUBLIKOHEN INFORMACIONET ZYRTARE/ Shikoni si rreshtohen Interi dhe Salernitana

F.autor

Leave a Comment