Futboll Sport

Real i vuri “kryqin” para 12 vitesh, tani e kërkon për 300 mln euro

Në fillim duhet të mendojë të fitojë Botërorin dhe më pas do të jetë protagonist i merkaton, për të realizuar një tjetër transferim të bujshëm pas atij nga Barcelona te PSG. Po flasim për Neymar, i cili është objektivi kryesor i Real Madrid për sezonin e ardhshëm. Problemi është se “O Ney” mund të ishte bërë “madrilen” 12 vite më parë.

Siç është bërë e ditur nga “Sky”, në sezonin 2005-06, Neymar ka qenë një hap larg kalimit te “Los Blancos”. Një fotografi e rikuperuar nga një prej lojtarëve të datëlindjes 1992 që po vlerësoheshin nga Real, tregon një Neymar shumë të ri, i cili ishte përfshirë nga drejtuesit e Real në organikën e skuadrës Under 16.

Në dokument lexohet edhe emri i yllit aktual të PSG dhe të kombëtares braziliane, i përfshirë mes sulmuesve. Në fotografi shihet një “X” mbi imazhin e Neymar, që konfirmon se Real nuk besonte se ai mund të bëhej një lojtar i suksesshëm.

“O Ney”, në fakt, nuk ka bindur trajnerin Jesus Gutierrez, i cili e konsideroi djaloshin shumë “të lehtë” dhe nuk i dha aspak rëndësi aftësive teknike. Kështu, lojtari u kthyer në atdhe, ku shpërtheu te Santos. Tani, Real Madrid duhet të paguajë 300 milionë euro për të siguruar shërbimet e një lojtari që mund ta kishte pasur me kosto zero.

Related posts

“MUND TË QËNDROJË PËRJETË TEK MILAN”/ Pioli: Episodi i golit të Giroud? Në Europë ato faulla…

Delo.autor

TRIUMFOJNË KAMPIONËT E ITALISË/ CR7 i dhuron fitoren Juventus me tripletë dhe e ngjit në krye (VIDEO)

Delo.autor

Mourinho e do Shaqirin, i gatshëm ta paguajë klauzolën e largimit

Sadik.Autor

Leave a Comment