Futboll Seria A Sport

“GODITJE” e madhe për Milanin, UEFA e DETYRON klubin italian ta bëjë edhe këtë

Problemet te Milani nuk kanë të ndalur që kur në pronësi të klubit erdhën sipërmarrësit kinez. UEFA nesër do të jap vendimin përfundimtar për mosrespektim të Fair-Play financiar, shkruan indeksonline.

Mirëpo sipas Calciomercato, dënimi do të jetë shumë më i rëndë se ai që është pritur deri më tani. Milani do të detyrohet të ulë shpenzimet e pagave deri në 45 milionë euro në sezon.

Nëse ky version është i vërtetë atëherë shtatë herë kampionët e Evropës do të jenë të detyruar të shesin yjet e skuadrës, pasi që shuma aktuale e pagave është rreth 114 milionë euro.

Pagat e larta të Bonuccit, Romangolit dhe Donnarummas si dhe të tjera do të jenë problemi kryesor në ekonominë e Milanit.

Related posts

SHKARKIMI I TRAJNERIT DURO/ Ja mesazhi i “bomberit” të Kukësit për teknikun (FOTO)

Delo.autor

U shpall lojtari i ndeshjes/ Blazevski: TIRANA është skuadra më e mirë në Shqipëri

Isa.Autor

Goli i Lozano ndaj Gjermanisë shkakton tërmet 4 ballë në Meksikë (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment