Futboll Sport

Diplomati gjerman MBËSHTET Xhakën dhe Shaqirin: S’e kuptoj pse ofendohen, gjesti njësoj si…

Ish-ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Ernst Reichel, i ka dalë në mbrojtje futbollistëve shqiptarë që luajnë për Zvicrën.

Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri festuan golat e tyre duke bërë shqiponjën dhe për këtë Reicher ka reaguar duke thënë: “Unë nuk arrij të kuptoj pse dikush ofendohet për shkak se dy lojtarë të Zvicrës e kanë bërë shqiponjën shqiptare pas golave të tyre. Shqiponja dykranare është simbol i flamurit shqiptar dhe i disa flamujve të tjerë. Ta bësh këtë shenjë nuk është asgjë më ndryshe sesa ta shfaqësh flamurin. Dhe flamujt shfaqen në çdo ndeshje ndërkombëtare”, është shprehur ish-ambasadori gjermane në Kosovë, përcjell albinfo.ch.

“S’ka asgjë të keqe në shfaqjen e krenarisë me vendin tënd ose me origjinën tënde”, ka përfunduar diplomati, shkruajnë mediat vendore.

Zvicra mundi Serbinë me golat e Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit, derisa festa e tyre me shqiponjë ka ngritur një debat të gjerë.

Related posts

PSG “dhëmbë për dhëmbë” me Liverpool, HYSAJ kërkon fitoren ndaj SERBËVE

Isa.Autor

Milan, Gattuso zgjedh kush qëndron dhe kush largohet

Sadik.Autor

VAR vendimtar, Danimarka ”ngec” me Australinë (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment