Futboll Seria A Sport

Refuzoi Sampdorian për Lazion, Valon Berisha drejt Serisë A

Kalimi i Valon Berishës te Lazio nuk është më thjesht një ëndërr për tifozët bardhekaltër. Sikurse njoftojnë mediat italiane, mesfushori i Salzburgut është pranë kalimit te skuadra romane, ku do të gjente një tjetër shqiptar, pikërisht drejtorin sportiv, Igli Tare, një mjeshtër në kryerjen e goditjeve të mëdha në merkato.

25-vjeçari i përfaqësueses së Kosovës ishte shumë pranë kalimit te Sampdoria po në Serinë A, por në fund skuadra nga Gjenova u tërhoq nga bisedimet, pasi lojtari vonoi në kthimin e një përgjigjeje përfundimtare. Edhe Salzburgu lajmëroi në një njoftim për shtyp pak ditë më parë se futbollisti do të vijonte përgatitjet me skuadrën.

Duket se gjithçka është luajtur pas kuintave. Vetëm kështu mund të interpretohet vendimi i Berishës për të mos marrë në konsideratë ofertat nga klubet e tjera.

Mesfushori shqiptar pritet të zbarkojë se shpejti në Romë për të kryer vizitat mjekësore e në fund për të hedhur të zezën mbi të bardhë me Lazion.

Tifozët laziale i njohin shumë mirë cilësitë e Berishës, pasi skuadra e tyre u eliminua pikërisht nga Salzburgu në çerekfinale të Europa League-s sezonin që kaloi.

Related posts

“NUK GJEN ASKUND NË BOTË SI AI”/ Guardiola “prenoton” 33-vjeçarin edhe pas vitit 2020

Delo.autor

Gilman Lika: Koha të mbajmë pistoleta, ju tregoj tmerrin me Gjokën

Q.Autor

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta ish-drejtori i stadiumit “Selman Stërmasi”

Delo.autor

Leave a Comment