Futboll Seria A

Super Immobile, më i mirë se Cavani, Kane dhe Messi

20 gola në 18 ndeshje të kampionatit italian. Nëse llogariten edhe ato të Superkupës së Italisë, Kupës së Italisë dhe Europa League arrihet në 26 realizime në 23 ndeshje. Një realizim çdo 77 minuta.

“Pokeri” i realizuar kundër Benevento-s e ka dërguar sulmuesin bardhekaltër në majën e Europës. Në fakt, në pesë kampionatet kryesore të Europës askush nuk ka arritur të bëjë më mirë se ai.

Ai ka lënë mbrapa yje, si Edinson Cavani (19 në Ligue 1), Harry Kane (18), Messi dhe Lewandowski (15). I transferuar te Lazio në verën e 2016-ës nga Sevilla, pas huazimit te Torino, Immobile ka regjistruar një të dhënë të rëndësishme në harkun e dy sezoneve: 52 gola në 65 ndeshje me skuadrën e Simone Inazghi-t.

Related posts

Laçi bën surprizën në Qipro në 45 minutat e para, ishi i Tiranës nderon kurbinasit në Europë

Isa.Autor

BAYERN MUNICH FAVORIT? De Jong: Nuk na intereson! Mirëpres Pjanic

Delo.autor

NË KËRKIM TË NJË AVANETURE TË RE/ Mesfushori i Manchester Cityt kërcënon me largim, ja shkaku kryesor

Delo.autor

Leave a Comment