Futboll Sport

U kërcënua me vdekje, dedikimi special i Kolumbisë për fitoren ndaj Polonisë

Trajneri i Kolumbisë Jose Pekerman ia dedikoi fitoren e të dielës 3-0 ndaj Polonisë, Carlos Sanchez, ndaj të cilit kanë vërshuar kërcënimet për vdekje, pasi futbollisti u ndëshkua me karton të kuq vetëm tre minuta nga fillimi i ndeshjes ndaj Japonisë, në debutimin në Kupën e Botës. Policët po hetojnë mbi kërcënimet, të cilat u dërguan përmes rrjeteve sociale. “Ai ka kaluar një kohë të vështirë. Ne duam ta ndajmë këtë fitore me atë. E gjithë skuadra ndjen të njëjtën gjë”, deklaroi Pekerman.

Mbrojtësi kolumbian, Andres Escobar u vra 10 ditë pasi shënoi një autogol në ndeshjen kundër SHBA në Kupën e Botës 1994. “Kemi marrë disa informacione, por nuk mund të konfirmoj asgjë. Futbollisti u ndikua shumë thellë, dhe unë mendoj se të gjithë ne e kuptojmë që futbolli është një gjë krejtësisht ndryshe. Këto gjëra as që duhen thënë me zë të lartë. E konfirmuar ose jo, kjo është diçka shumë e dhimbjshme”, u shpreh trajneri i Kolumbisë.

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja Milan-Lecce. Rezultati 2-2

Delo.autor

SHUMË KLUBE E KËRKOJNË 20 VJEÇARIN/ Juventus gjithnjë e më pranë talentit të Serie A…

Delo.autor

Wenger: Askush nuk e di ku do të jetë Sanchez më 1 shkurt!

Q.Autor

Leave a Comment