Futboll La Liga Sport

ZYRTARE/ Atletiko Madrid rinovon me “yjet”, kontrata me “korrespodencë”

Klubi i Atletiko Madrid po zhvillon një merkato mjaft të mirë jo vetëm me afrimet, kur përpara disa ditësh zyrtarizoi mbrojtësin e Monakos Lemar, por edhe duke mbajtur në ekip lojtarët e saj më të mirë. Antuan Griezman bëri të ditur para pak javësh se do të vazhdonte të luante për “los colchoneros”, duke refuzuar kështu kampionët e Barcelonës.

E për të hedhur gjithçka “të zezë mbi të bardhë”, drejtuesit e klubit spanjoll nuk kanë pritur shumë, me pronarin Migel Angel Gil Marin që ka udhëtuar personalisht drejt Rusisë ku ndodhet francezi i angazhuar me kombëtaren e tij, për të firmosur kontratën e re.

Kështu sulmuesi i “gjelave” do të jetë nën urdhërat e Simeones deri në vitin 2023, ndërkohë ka rinovuar kontratën me madrilenët edhe francezi tjetër Lucas Hernandez, me 22-vjeçarin që ka zgjatur afatin e qëndrimit në Spanjë deri në vitin 2024.

Related posts

Tre dëshira për qendrën e mbrojtjes, njihuni me talentet që do Barcelona

Sadik.Autor

SITUATA E HIGUAIN/ Reagon Gatusso: Do të jem i sinqertë. Ai nuk është më…

F.autor

E PABESUESHME/ “Çmenduria” në Irlandën e Veriut, shikoni autogolin më të bukur që keni parë ndonjëherë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment