Cudirat e Boterorit Futboll Sport

Edhe kur humb penallti Ronaldo thyen rekord

Deri tani në Rusi janë akorduar 20 penallti, pa u mbyllur ende faza e grupeve, një rekord për një edicion të vetëm, duke thyer atë të vendosur që në vitin 1990, me 18 penallti, dhe vetëm të barazuar në Botërorët e vitit 1998 dhe 2002.

Sistemi VAR i vendosur në këtë turne ka qenë vendimtar në këtë numër kaq të madh penalltishë të dhëna kaq herët gjatë turneut. Fakti që arbitrat kanë pasur mundësinë të rishikojnë aksionet i ka dhënë mundësinë të rishikojnë vendimet e tyre, siç ndodhi në rastin e Ronaldos, e më pas në penalltinë që Irani fitoi për të barazuar shifrat.

Penalltia e humbur e zbret pak në tokë Ronaldon në duelin virtual me Messin, pasi tashmë të dy yjet e futbollit botëror kanë humbur nga një penallti në këtë kompeticion.

Por më të lumturit për humbjen e penalltisë nga Ronaldo u dukën anglezët, me Gary Lineker dhe Alan Shearer që shprehën gëzimin e tyre në Twitter, me shpresën se bashkëkombasi i tyre Harry Kane do të arrijë të shpallet golashënuesi më i mirë i Botërorit.

“Ronaldo humbet penallti. Nuk është Harry Kane, apo jo?” shkruan legjenda e Anglisë ndërsa ish-ylli i Newcastle postoi: “Harry Kane duke festuar në dhomën e hotelit”. Kane është deri tani shënuesi më i mirë në këtë turne me pesë gola në dy ndeshje, i ndjekur nga Romelu Lukaku dhe Ronaldo me nga katër gola.

Related posts

MERKATO E BUJSHME/ Januzaj bën hapin e jetës, drejt trasferimit tek klubi…

Delo.autor

Formacionet e mundshme: Real Madrid – Barcelona

Delo.autor

Chelsea pa Hazard/ David Luiz dhe Kovacic SIGURIA për ndeshjen ndaj PAOK

Isa.Autor

Leave a Comment