Futboll La Liga

Paqe në rrjetet sociale? Ja pse Marcelo ka filluar të ndjekë Pique në Instagram

Marcelo ka filluar të ndjekë Gerard Pique në Instagram. Një gjest që kanë befasuar pak a shumë të gjithë, veçanërisht pas deklaratave të bëra nga lojtari i Real Madrid, i cili ka thënë se nuk donte të fliste për “atë person” duke iu referuar pikërisht katalanasit (deklarata këto të bëra në pranverë).

Disa ditë më parë, ylli i Paris Saint-Germain, Neymar, i ka dhënë një intervistë ish-shokut të tij te Barcelona, Pique, për “Player’s Tribune”. Bëhet fjalë për një projekt ku kanë aderuar shumë sportistë, jo vetëm futbollistë, dhe nëpërmjet të cilit vetë ata mund të shprehen pa asnjë filtër (duke rrëfyer edhe detaje të jetës personale).

Ky duket se është motivi pse Marcelo ka vendosur ta ndjekë Pique në Instagram, duke parë se të dy lojtarët janë pjesë e këtij projekti.

Related posts

Një portugez e nis një tjetër e përfundon, Reali i Madridit pas 18 vitesh pa “Top të Artë”

Isa.Autor

CHELSEA MORI VENDIMIN PËR LUKAKUN/ Tuchel: Ai kërkoi falje, nuk ka pasur asnjëherë…

Delo.autor

E PABESUESHME/ Klubi i Premier zbarkon në Romë për Zaniolo, ekipi italian refuzon ta shesë!

Delo.autor

Leave a Comment