Futboll La Liga Sport

Pablo Zabaleta: Në Argjentinë, njerëzit presin me padurim nga Messi të bëjë…

Lionel Messi është “i pakënaqur” në Kupën e Botës, me presionin e shpresave të Argjentinës për të fituar Botërorin, që peshon mbi supet e tij, sipas ish-shokut të kombëtares, Pablo Zabaleta.
Messi ka luftuar deri tani, në Rusi, duke humbur një penallti në barazimin 1-1 me Islandën, përpara se të terratiset plotësisht nga humbja shokuese 3-0 ndaj Kroacisë.

Shpresat e kualifikimit në grup të Argjentinës janë në teh të thikës, me të besuarit e Jorge Sampaolit, që do të përballen me Nigerinë, të martën. Dhe Zabaleta, i cili luajti 58 ndeshje për Argjentinën, nënvizon se sa shumë pritet prej superstarit të Barcelonës.

“Leo Messi më i lumtur që pashë në Botëror ka qenë ai, përkrah të cilit luaja për Argjentinën, në vitin 2012. Ai shënoi një “hat-trick” kundër Brazilit në Nju Jork dhe luajti gjithë lojën me liri dhe buzëqeshje në fytyrë, – shkroi ish-kapiteni Albiceleste në kolonën personale për “BBC Sport”.

– Gjuha e tij e trupit ishte krejtësisht e kundërta, përpara ndeshjes me Kroacinë, të enjten. Për ta parë Leon aq të pakënaqur në këtë Kupë Botërore është një shqetësim i vërtetë. Ai është miku im dhe i ish-shok kombëtareje ndiej shumë keqardhje. Është shumë e pazakontë ta shohësh atë ashtu, por ishte një shenjë e asaj që po ndodhte në kokën e tij.

Në raste si këto, ka një presion të madh tek ai, sepse njerëzit presin shumë, duan që të bëjë gjithçka për ekipin kombëtar. Unë nuk isha i befasuar që ai luftoi, në atë që ishte një humbje katastrofike për ne. Si një lojtar, që jam vetë, unë e di që, nëse shkoni në një lojë dhe nuk e gëzoni atë, atëherë është shumë e vështirë për të luajtur mirë”.

Ndeshja e Argjentinës kundër Nigerisë ka një rëndësi të veçantë për shkak të faktit se mund të jetë e fundit e Messit në një Kupë Botërore. Messi është 31 vjeç dhe ende nuk e ka shijuar lavdinë e Kupës së Botës. Ai ka fituar vetëm një medalje ari në Olimpiadë për vendin e tij, në vitin 2008, me Zabaleta duke besuar se bagazhi i dështimeve të mëparshme peshon rëndë:

“Mendoj se po bëhet gjithnjë e më e vështirë për Leon, për të luajtur për Argjentinën. Ai festoi 31-vjetorin ditën e diel, kështu që po rritet dhe nganjëherë mentalisht ju mund të ndiheni të lodhur, gjithashtu. Një pjesë e kësaj është në historinë e tij me Argjentinën.

Kjo skuadër ka humbur tri finalet e fundit, që ka luajtur: Kupën e Botës 2014 dhe “Copa America” në vitet 2015 dhe 2016. Në Argjentinë, kjo nuk është e mjaftueshme. Për disa njerëz, dhe për një pjesë të mediave, ju duhet të fitoni. Vetëm arritja në finale nuk është e pranueshme.

Kështu, humbja e tri finaleve në katër vjet ka qenë e vështirë psikologjikisht dhe mendërisht për të gjithë në atë skuadër, sidomos për Leon. Është e vështirë kur njerëzit në vendin tuaj të trajtojnë si një humbës. Ata e shohin atë duke fituar trofe çdo sezon me Barcelonën, prandaj presin që të bëjë pikërisht të njëjtën gjë në ekipin kombëtar”.

Related posts

Chelsea ofron 135 milionë euro për Asension

Q.Autor

RRËFIMI I BUJSHËM/ MESSI: RONALDO më ka befasuar, REALI tashmë nuk…

Isa.Autor

​Coutinho nuk udhëton me Liverpoolin në Dubai, kalimi i tij në Barcelonë afër kompletimit

Q.Autor

Leave a Comment