Futboll Seria A Sport

Lazio gjen zëvendësuesin e Milinkovic-Savic, vjen mesfushori i Arsenalit

Lazio po mendon të gjejë një mesfushor të përshtatshëm për të zëvendësuar largimin e mundshëm të Sergej Milinkovic-Savic. Sipas të përditshmes italiane “Corriere dello Sport”, gjigantët e Serie A kanë menduar që të afrojnë këtë merkato vere mesfushorin e Arsenal, Aaron Ramsey. 27-vjeçari është një nga lojtarët që është pëlqyer më shunë nga Simone Inzaghi dhe shihet si zëvendësues i denjë i serbit që kërkohet nga shumë klube në botë.

Mesfushori uellsian konsiderohet si një lojtar i rëndësishëm nga bosi i ri i “Topçinjve”, Unai Emery, por Lazio mendon se mund ta ‘tundojë’ lojtarin për të nënshkruar në Serie A. Kontrata e tij me Arsenal përfundon në vitin 2019-të por ende nuk ka arritur një marrëveshje të re.

Pas largimit të Milinkovic-Savic, i cili bëri një sezon fantastik me fanellën e kryeqytetasve këtë sezon në kampionatin italian, është kërkuar nga shumë klube me emër në Evropë, si Real Madrid, Chelsea, United e të tjerë. Këta të fundit duket që hoqën dorë shpejt nga interesi për blerjen e kartonit të 23-vjeçarit. Për serbin është futur në garë edhe Juventus, por do ta ketë të vështirë pas ardhjes së Julen Lopetegui në “Santiago Bernabeu”, i cili do të bëjë çmos që të bindë lojtarin për t’u bërë pjesë e ekipit të tij.

Related posts

Emini premton gola të tjerë: Nuk tolerojmë Rabotnickin

Q.Autor

BRAKTISI SHBA-NË PËR PARTIZANIN/ Trajneri Gega përlotet: Familja ime janë dhe djemtë e “Demave”, kam…

Delo.autor

“ËSHTË I JASHTËZAKONSHËM”/ As Zidane dhe as Guardiola, Mesfushori Kroos zgjedh trajnerin më të mirë

Delo.autor

Leave a Comment