Gossip Sport

Një braziliane simpatike si Rafaella në Russi (FOTO)

Rafaella është një nga vajzat më simpatike në ‘botën’ e rrjeteve sociale. Bukuroshja ka udhëtuar nga Brazili për të ndjekur ndeshjet e kombëtares së Brazilit, ku luan vëllai i saj, Neymar. 22-vjeçarja në ndeshjen e parafundit që Brazili luajti ndaj Kosta Rikës ishte e pranishme në stadium, ku nuk i përmbajti dot lotët pasi skuadra e saj nuk po gjente rrjetën.

Mirëpo, pas rasteve të shumta, ia dolën që të realizonin me anë të Coutinhos dhe Neymar në minutat shtesë. Kamerat fokusuan partneren e sulmuesit të PSG-së, Bruna Marquezine dhe motrën e tij, Rafaella. Kjo e fundit nuk i përmbajti dot lotët nga emocionet ndërsa gjatë gjithë ndeshjes kryqëzonte gishtat. Përpos kësaj, Rafaella është një vajzë tepër tërheqëse dhe një nga simpatizantet më të mëdha të ish-mesfushorit të Manchester United, Real Madrid dhe Anglisë, David Beckham. Madje, ajo njihet ndryshe në Brazil, si Rafaella Beckran, mbiemër të cilin e ka vendosur për shkak të ish-yllit britanik.

 

 

 

 

Related posts

Manchester Unitet prezanton fanellën e sezonit të ri, është më e shtrenjta e historisë (VIDEO)

Isa.Autor

VAZHDON SERINË E FITOREVE/ Kampionët e Europës mposhtin me “POKER” Leicester

Delo.autor

PREZANTIM SPEKTAKOLAR ME KATAMARAN/ “Magjistari” francez ndez tifozët në Kalabri (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment