Futboll Seria A Sport

Napoli interesohet për Strakoshën, por oferta nuk bind Lazion

Edhe Napoli në garë për Thomas Strakoshën. Largimi i poriterit Pepe Reina nga radhët e të kaltërve, ka bërë që katërndëshi të mbetet pa një emër cilësor që ofron garanci. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, Napoli ka shfaqur interes konkret për gardianin kuqezi, Thomas Strakosha.

Nga radhët e Lazios deri më tani janë larguar Felipe Anderson dhe Stefan De Vrij, ndërkohë që me valixhe në duar është edhe Milikovic-Savic, por Strakosha ndryshe nga këta emra shihet si i paprekshëm për shkak se aftësitë e tij janë tregues i qartë se porta e klubit roman do të jetë në duar të sigurta edhe për shumë sezone.

Dy kanë qënë ofertat e bëra nga ana e Napolit për të transferuar Strakoshën. E para kapte shumën e 10 milionë eurove plus shërbimet e Maksimovic, ndërsa e dyta 18 milionë euro plus kartonin e Tonellit.

Të dyja propozimet janë refuzuar kategorikisht nga ana e presidentit të Lazios Lottito. Për çdo klub që kërkon të sigurojë shërbimet e Strakoshës drejtuesit e Lazios kanë vendosur një çmim 40 milionë euro dhe klube si Liverpooli, Bayer Leverkusen, Napoli, por edhe skuadra të tjera me peshë e kanë të qartë se ëfarë duhet bërë që gardiani kuqezi të jetë pjesë e tyre.

Related posts

“Po më kalove përsëri do të t’i thyej këmbët dhe nuk do të shkosh në Kupën e Botës”

Q.Autor

Hamsik: Napoli meriton Scudetton

Q.Autor

INTER-JUVENTUS/ Superkupa e Italisë me shtesë për herë të parë pas 6 vitesh. Ja çfarë ndodhi në 2016-ën

Delo.autor

Leave a Comment