Futboll La Liga Sport

Kontrata e re e të drejtave televizive, kampionati spanjoll vendos rekord

Kampionati i parë spanjoll i futbollit ka nënshkruar një kontratë e cila është një rekord kombëtar.

Të drejtat televizive të La Liga-s do të kushtojnë 1.14 miliard euro në sezon deri më 2022.

Siç ka raportuar vetë La Liga, kjo është një rritje përfitimesh në krahasim me sezonin e fundit 2017/18, dhe rritja e kontratës së re do të jetë 15%.

Por në krahasim me Anglinë, kampionati spanjoll mbetet ndjeshëm mbrapa.

Klubet e Premier League do të vazhdojnë të përfitojnë 2,3 miliardë euro në sezon deri më 2019. Ndërkohë që Bundesliga ka një kontratë deri më 2021 dhe fiton 1.16 miliard.

Ndërkohë në Italia shifra është më e ulët, me 973 milionë euro në sezon.

Related posts

GJATË SEANCËC STËRVITORE/ Insigne dhe Hysaj provokojnë Juventusin me gjestin e… (FOTO)

Delo.autor

18 PYETJE PËR MESSIN/ Ronald Koeman i përgjigjet polemikave në lidhje me “pleshtin”

Delo.autor

Gilman Lika: Koha të mbajmë pistoleta, ju tregoj tmerrin me Gjokën

Q.Autor

Leave a Comment