Futboll Sport

Festë me shqiponjë në ndeshjet e ardhshme? Ja çfarë thotë Valon Berhami

Valon Behrami, futbollisti shqiptar i Zvicrës, ka komentuar sot atë se çfarë ndodhi në takimin me Serbinë në lidhje me dy shokët e skuadrës, Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin.

Mesfushori u shpreh se është i lumtur që FIFA nuk i dënoi ata me pezullim për ndeshjet e ardhshme, duke i dhënë mundësinë të zbresin në fushë kundër Kosta Rikës.

“Natyrisht ne jemi të lumtur që asnjëri nga ne nuk u suspendua”, tha ai.

Pyetjes se a do të ketë festë me shqiponjën kundër Kosta Rikës Valoni u përgjigj: “Nuk do të ndodh sepse ndeshja e radhës nuk është aq speciale sikurse ajo e para”.

“Ndoshta ata do të festojnë me këtë gjë me klubin e tyre, por nuk do të ndodh më në Botëror,”-përfundoi Berhami.

Related posts

DËMTIMI I SULMUESIT REBIC/ Pioli zbulon gjendjen e lojtarit: Në qoftë se ai nuk do jetë gati…

Delo.autor

KJO NUK PRITEJ/ Kondogbia NUK do të luaj më me Francën, ja kombëtarja e re…

Isa.Autor

MERKATO E VERËS/ Doli lojtar i lirë, skuadra e Serisë A në gjurmët e mesfushorit Ribery

Delo.autor

Leave a Comment