Futboll Seria A Sport

Genoa ndryshon plan, tani do sulmuesin shqiptar

Arbër Zeneli rikthehet në fokusin e skuadrave italiane. Sulmuesi anësor i holandezëve të Heerenveen është lakuar në të shkuarën për një kalim te Napoli dhe Fiorentina, por gjithçka mbeti mbi kuadrin e fjalëve dhe asgjë nuk është konkretizuar deri më tani. Futbollisti i Kosovës është nën kontratë me klubin holandez edhe për një vit, ndaj për kartonin e tij duhet paguar. Deri më tani nuk ka pasur ndonjë çmim për të, por shumë shpejt pritet të ketë të reja, pasi ndryshe Heerenveen mund ta humbasë me parametra zero 23-vjeçarin.

Tanimë për Zenelin interesohet Genoa, që deri para pak ditësh interesohej për Younes Namli të PEC Zwolle, por nga Holanda tanimë vjen lajmi se italianët janë tërhequr për shërbimet e mesfushorit danez dhe po shikojnë si opsion anësorin e Kosovës. Zeneli ishte protagonist me përfaqësuesen e tij në miqësoren kundër Shqipërisë, teksa realizoi dy golat e parë në fitoren 3-0 që regjistruan kundër kuqezinjtë të Christian Panucci-t.

Zeneli është një nga lojtarët kryesorë të Heerenveen. Në të shkuarën ai ka luajtur me Suedinë U21, madje ka arritur të shpallet edhe kampion Europë me ta. Më pas zgjodhi të luajë për vendin e origjinës, Kosovën. Në Holandë ai është transferuar në janar të vitit 2016 dhe që në fillim u aktivizua titullar, duke shënuar edhe katër gola në gjysmë sezoni. Në dy sezonet e tij ai ka shënuar dhjetë gola, ndërkohë që shquhet për cilësitë e tij teknike dhe vertikalizimet. Krosi dhe goditja janë një tjetër armë e fortë e Zenelit, që shumë shpejt mund të transferohet në një kampionat më të fortë.

Related posts

PARA NDESHJES QARABAG-PARTIZANI/ Ish-trajneri i Kukësit këshillon azerët: Ekipet shqiptare janë të famshme për …

Delo.autor

Kur “gafat” të kushtojnë vendin e punës!

Sadik.Autor

FOTO/ Ja pse Bayern Munchen është klub i dashur për shqiptarët, e veçantë kjo që ka bërë sot

Q.Autor

Leave a Comment