Futboll Sport

Djali i Ronaldos bën ‘tatuazh’, ja çfarë pikturon në krah (FOTO)

Teksa Cristiano Ronaldo po udhëheq Portugalinë në Kampionatin Botëror djali i tij ka vendosur ta surprizojë duke bërë një tatuazh.

Cristiano junior është vetëm 8 vjeç por e ka nisur shumë shpejt artin e pikturave në trup, shkruan “Sportmediaset”.

Mos u shqetësoni për moshën e vogëlushit pasi tatuazhi është i përkohshëm pasi artisti ka zgjedhur teknikën “stencil” e cila largohet pas një periudhe kohe.

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, trashëgimtari i parë i familjes Ronaldo ka pikturuar në krah babain e tij të gjunjëzuar teksa shikon përpara.

Ndoshta kjo është një stimul që CR7 të japë maksimumin në Botërorin e tij të fundit në karrierë.

 

Related posts

SHOKUESE/ JUVENTUSI merr LAJMIN E KEQ para duelit në Champions, DËMTOHET…

Isa.Autor

Hazard, plani B i Real Madridit

Sadik.Autor

LIVE/ Liga e Europës: Milani “thyen” modestët, Arsenali në avantazh ndaj ukrainasve (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment