Futboll Sport

Francë-Argjentinë, ja pse Messi triumfon dhe shkon në finale

Franca dhe Argjentina do të luajnë të shtunën e ardhshme në atë që sipas të gjitha gjasave do të jetë dueli më tërheqës dhe spektakolar i fazës së të tetave të finales së Kupës së Botës “Rusi 2018”. Pavarësisht kualifikimit agonik të Argjentinës së Leo Messi, kundrejt Francës që siguroi kreun e grupit të saj. Gjithsesi, ekziston një fakt që nuk është aq favorizues për bomberin francez Antoine Griezmann dhe “Gjelat” në tërës.

Dy janë precedentët e përballjes mes Francës dhe Argjentinës në kompeticionet e Kupës së Botës dhe në të dy rastet, përfaqësuesja bardhekaltër ka triumfuar. Përballja e parë është ajo e vitit 1930, në Botërorin e organizuar në Uruguai, ku Argjentina fitoi me rezultatin 1-0, ndërsa në duelin e dytë, në Argjentinë, në 1978, amerikano-jugorët fituan në shifrat 2-1. Një tjetër detaj i rëndësishëm dhe shumë domethënës është fakti që në të dy rastet kur Argjentina është përballur me Francën, ka arritur të shkojë deri në finale të Botërorit, duke ngritur trofeun në njërin rast, ndërsa në tjetrin duke humbur në finale.

Related posts

Tramexani drejt Italisë, pritet të marrë drejtimin e një klubi

Sadik.Autor

SARRI FESTON ME SHQIPONJË/ Mourinho bën mbledhje në fushë. Shikoni çfarë ndodh pas derbit Lazio-Roma (VIDEO)

Delo.autor

Yates sukses i dyfishtë, fiton etapën e 11-të dhe konsolidon kreun e Xhiros

Sadik.Autor

Leave a Comment