Futboll Sport

Tite: Ja si i sfidoj lojtarët e mi. Brazili ka shumë për të arritur

Trajneri i Brazilit, Tite, synonte të festonte kualifikimin e skuadrës së tij për 1/8 finale të Kupës së Botës, çka e arriti të mërkurën, duke mundur Serbinë. Tashmë, kundërshtari i “Selecao”, në raundin me eliminim direkt, do të jetë Meksika, në Samara, të hënën. Gjithsesi, Tite tha se, së pari, do t’i lejonte të tijtë që të gëzonin kualifikimin e Brazilit:

“Unë jam, me sa duket, në paqe, do të kemi festë sonte, do t’ia lejojmë vetes. Kampionati Botëror përbëhet nga marrëdhëniet njerëzore, duhet të dini si të silleni në dhomat e zhveshjes, si lojtarët të ndërveprojnë. Këtu flitet për përgjegjësi, gëzim, krenari, ndaj duhet t’i balanconi gjërat.

Nëse jeni hiper, ju përpiqeni ta ngadalësoni adrenalinën, nëse jeni pak me humor të ulët, ju përpiqeni ta rrisni atë. Përsa iu përket emocioneve të ekipit, ka ende më shumë për të arritur. Kemi luajtur vetëm tri ndeshje. Unë përpiqem t’i sfidoj lojtarët e mi. Nëse ata kanë arritur një standard, unë i sfidoj që të rriten edhe më shumë, sepse kurrë nuk e dini se ku mund të shkojë skuadra. Eshtë një turne i shkurtër dhe mentalisht i lodhshëm.

Një skuadër është e fortë, sepse ka lojtarë me karakteristika të ndryshme, por janë të gjithë të rëndësishëm. Kemi pritshmëri të mëdha, sepse kemi bërë aq mirë në kualifikueset dhe në miqësoret, por pastaj, kur vini në Kupën e Botës, është një cikël i ri dhe një format i ri. Ne i kemi përqafuar ato pritshmëri”.

Related posts

50 MILIONË EURO PLUS NJË LOJTAR/ Oferta joshëse e Juventusit për objektivin e madh…

Delo.autor

MASAKRUAN ZYRTARËT E SHTETIT/ Putin nuk njeh falje, PLAS NË BURG dy futbollistët rusë

Isa.Autor

Sa i pafat 75 milionëshi, mungon kundër Manchester Cityt (FOTO)

Q.Autor

Leave a Comment