Futboll Sport

Nimaga drejt shitjes, ofertë zyrtare nga Turqia

Pasi shiti sulmuesin Xhejms Adeniji për 200 mijë euro te Qabala në Azerbajxhan, klubi i Skënderbeut po bëhet gati për një tjetër transferim të bujshëm. Bëhet fjalë për mesfushorin nga Mali, Bakari Nimaga, i cili prej kohësh është piketuar nga klubi për t’u shitur jashtë Shqipërisë.

“Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht nga burime të sigurta në klubin korçar se presidenti Ardjan Takaj po negocion prej ditësh me turqit e Kasimpasa. Klubi i Superligës turke ka bërë një ofertë zyrtare te Skënderbeu për të marrë shërbimet e malienit, ndërkohë që paraprakisht ka rënë dakord me lojtarin, që është i gatshëm për t’u transferuar. Pretendimet e Skënderbeut mësohet se variojnë nga 250 deri në 300 mijë euro për kartonin e lojtarit. Bisedimet janë në rrugë të mbarë dhe gjasat janë që brenda kësaj jave të zyrtarizohet shitja.

Related posts

MERKATO E BUJSHME/ Flitej për një transferim tek Milan, futbollisti “Zikaltër” rinovon kontratën me Inter-in

Delo.autor

LIVE/ Kategoria e Parë, Grupi B: Luhen për kreun, Bylisi në avantazh që në minutën e dytë

Isa.Autor

JUVENTUS/ Allegri: Dybalas i bëri keq krahasimi me Messin

Q.Autor

Leave a Comment