Futboll Premier League Sport

Manchester United kontakton me menaxherin e Lewandowskit

Menjëherë “France Football”, raportoi se gjigantët londinezë të Premier League kanë kontaktuar menaxherin e polakut për një lëvizje të mundshme gjatë merkatos së verës. Chelsea është gati që të nënshkruaje me një sulmues të ri, pasi janë të pakënaqur nga përformanca e Alvaro Moratas. Por, të dy rivalët e kampionatit britanik mund të përballen me një betejë të humbur, nëse Real Madrid do të bëjë lëvizjen e tij. Pasi, madrilenët kanë shfaqur interes më parë për të marrë shërbimet e 29-vjeçarit, por tashmë janë më shumë të fokusuar te transferimi i Neymar.

Në rast se nuk arrihet kalimi i brazilianit në Bernabeu atëherë do të shihet mundësia e nënshkrimit të Levandovskit. Kampionët e Champions League, mbeten preferenca e parë e polakut, i cili e ka shprehur dhe më parë dëshirën për të luajtur në La Liga me një ekip të madh. “Los Blancos” e shikon atë si një zëvendësues ideal pas largimit të mundshëm të Karim Benzema, i cili ka realizuar vetëm pesë gola sezonin e kaluar.

“Do të bëj gjithçka për emrin e tij. Është një lojtar i jashtëzakonshëm. Është sulmuesi më i mirë në botë. A do të shkojë te Real Madrid? Do të shohim. Tani është koha për mua të bëj punën time”- ka thënë Zahavi.

Related posts

Ja pse Hazard nuk do të jetë kurrë në gjendje të fitojë Topin e Artë?

Sadik.Autor

E PAPRITUR/ NEYMAR marrëveshje sekrete me REALIN? Vjen përgjigja e PSG

Isa.Autor

EURO 2020/ Kanë startuar 8 takimet e mbrëmjes, mësoni rezultatet dhe golat në kohë reale

Delo.autor

Leave a Comment