Futboll Premier League Sport

Jack Wilshere pranë largimit nga Arsenali, Fenerbahce futet në garë për anglezin

Jack Wilshere është pranë kalimit te klubi turk Fenerbahce-s me parametra zero, sipas raporteve të shumtë.

Lojtari i përfaqësueses angleze i ka dhënë fund aventurës së tij tek Arsenal pasi kontrata i përfundon në fund të qershorit. Trajneri i ri i Topçinjve Unai Emery i ka transmetuar mesfushorit se nuk ishte në planet e tij dhe si pasojë ai ka vendosur të largohet përfundimisht.

Sipas agjencisë turke të lajmeve DHA, Wilshere ka udhëtuar në Stamboll, ka vizituar stadiumin dhe tani është duke parë për një shtëpi.

Një marrëveshje është arritur dhe transferimi pritet të zyrtarizohet në ditët e ardhshme.Trajneri i ri i Fenebrahce-s është pikërisht holandezi Philipp Cocu.

Related posts

ZËVENDËSIMI/ Marcelo nuk e kupton pse LOPETEGUI e nxori nga loja

Isa.Autor

FITORJA E PARË PËR VITIN 2023 NË KAMPIONAT/ Partizani mund Bylisin dhe futet sërish në garën për titull

F.autor

TIPIK SHQIPTAR/ MUSTAFI zbulon varësinë: Shikoja çdo ditë në televizion seri me…

Isa.Autor

Leave a Comment