Futboll Sport

Gashi në formacionin më të mirë të javës në MLS

Edhe pse u aktivizua nga stoli Shkëlzen Gashi arriti të linte shenjë në ndeshjen e fundit të Colarado Rapids në Major League Soccer, pikërisht në fitoren 3-2 të skuadrës nga Denveri ndaj Minnesotta United.I kthyer nga një dëmtim i gjatë Gashi pak nga pak po rifiton formën e tij më të mirë.

Vetëm 5 minuta pasi kishte hyrë në lojë futbollisti shqiptar dha asistin e golit të barazimit ndërsa ishte i tiji edhe krosimi nga këndi që solli golin e avantazhit, teksa me paraqitjen e tij ndihmoi Coloradon të përmbyste shifrat dhe të merrte një fitore shumë të rëndësishme.

Me formën e treguar në ndeshjen ndaj Minnesottas, Gashi është përfshirë në formacionin më të mirë të javës në Major League Soccer dhe tashmë te Colorado shpresojnë që shqiptari t’u rikthehet ditëve të tij më të mira për të udhëhequr skuadrën drejt kualifikimit në fazën play-off.

 

Related posts

FRIKA NGA TOPI/ Shikoni talljen “pa kripë” ndaj gazetarit sportiv në Itali (VIDEO)

Isa.Autor

“INTERNATIONAL CHAMPIONS CUP”/ Liverpool mposhtet nga Dortmund në miqësore (VIDEO)

Delo.autor

Bari ka këtë plan për mesfushorin e Kombëtares shqiptare

Q.Autor

Leave a Comment