Futboll Sport

PAS NDESHJES ME ANGLINË/ Trajneri i Belgjikës: Januzaj ka diçka speciale, e meritoi golin…

Roberto Martinez, trajneri i Belgjikës, ishte i lumtur me fitoren e skuadrës së tij, edhe pse kjo i dërgon belgët në anën e vështirë të tabelës në rrugën drejt finales dhe me shumë mundësi siguron një çerekfinale të ethshme ndaj Brazilit.
“Fitorja është rezultati i një grupi lojtarësh të cilët e dëshirojnë. Fitorja nuk ishte më e rëndësishmja, por të krijonim një grup që dëshiron të shkojë sa më larg të jetë e mundur së bashku. Ne deshëm të krijonim një grup të tillë dhe me fitoren sot e treguam se ia arritëm, fitorja është rezultati i saj.

Mund të takojmë Brazilin në çerekfinale? Nuk mund të planifikosh një skenar ideal. Ka skuadra të mira që i kanë dhënë lamtumirën Botërorit dhe të tjera që ishin shumë pranë eliminimit. Ne thjesht duhet të shohim veten. Tani do të mendojmë për Japoninë, kjo ka rëndësi.

Januzaj? Ai ka talent në lojën një kundër një. Ai ka diçka speciale. Sigurisht që e meriton këtë gol pasi i është dashur t’i mësojë gjërat në rrugën më të vështirë. Ai vjen nga një periudhë e vështirë por tregoi se është gati”, ishin fjalët e trajnerit i cili çuditi në fakt të gjithë kur vendosi të grumbullonte futbollistin shqiptar i cili nuk kishte luajtur asnjë minutë në kualifikuese.

Related posts

Infantino: Nëse Buffon tërhiqet, e marr menjëherë në FIFA

Q.Autor

ISHTE NJË HAP LARG KALIMIT TEK BARCELONA/ Wijnaldum sqaron të ardhmen e tij: Klubi duhet të flasë për kontratën time

Delo.autor

“SASSUOLO ËSHTË NJË SKUADËR ME SHUMË KARAKTERISTIKA”/ Pioli: Më vjen shumë keq për Ibrahimovic, pasi…

Delo.autor

Leave a Comment