Futboll Premier League Sport

Mesfushori serb tregon të vërtetën: Unë u përpoqa ta zemëroj Mourinhon, por…

Para Kupës Botërore, Mourinho tha me shaka se ai donte që Serbia të eliminohej së shpejti, në mënyrë që Nemanja Matic të pushonte dhe të shfaqej sa më i freskët në periudhën parasezonale të Manchester United. Dëshirat e tij janë përmbushur. Kombëtarja e drejtuar nga Krstajic nuk ka qenë në gjendje të kapërcejë fazën e grupit.

“Kam dëgjuar kur tha se donte për mua që të kthehesha në shtëpi sa më shpejt. Unë u përpoqa për zemërimin e tij, u përpoqa për t’u kualifikuar më tej në fazën e grupeve, por për fat të keq ne jemi jashtë Botërorit, – ka thënë mesfushori-mbrojtës, pas ndeshjes së fundit të raundit të parë, kundër Brazilit.

– Por, është normale që Mourinho dëshiron që lojtarët e tij të jenë të freskët për trajnimin parasezonal. Siç të gjithë e dinë, Premier League është shumë e vështirë, të presin shumë ndeshje. Pastaj vjen Liga e Kampionëve, dy kupa… Unë e kuptoj, por u përpoqa për të bërë më të mirën e mundshme për Serbinë”.

Matic theksoi se gjatë kohës në Moskë nuk ka pasur mundësi për ta parë Mourinhon, por pranoi se ka biseduar me Fred, i cili do të luajë sezonin e ardhshëm te Manchester United: “Unë jam takuar me të pas ndeshjes. Ai është një lojtar i madh, mendoj se do të sjellë cilësi në ekipin tonë. Me të do të jemi shumë mirë në fushë”.

Related posts

YLLI I REAL MADRID NUK NDALET/ Vinicius Junior i dërgon puthje modeles së njohur (FOTO)

Delo.autor

ZIDANE E PËRPLASI ME MAKINË/ Flet shoferi: E dija që do më paguante, i kërkova edhe …

Delo.autor

Erblira Bici e mbyll aventurën, me LPM Pallavolo Mondovi

Sadik.Autor

Leave a Comment