Futboll Premier League Sport

Tronditet futbolli anglez, ndahet nga jeta ish-lojtari i Totenham

Vdekja ish-futbollisti Goran Bunjevcevic ka zhytur në pikëllim futbollin britanik dhe atë europian. Ish-mbrojtësi i Tottenhamit në vitet 2001-2006 ka humbur jetën ditën e djeshme pasi pësoi një goditje fatale. Ai vuante nga zmadhimi i aortës.

Skuadra britanike ka shprehur ngushëllimet për të ndjerin në llogarinë zyrtare në “Tëitter”. ” Jemi vërtet të pikëlluar të dëgjojmë për ndarjen nga jeta të ish-lojtarit tonë Goran Bunjevcevic. Mendimet e ccdo anëtari të klubit shkojnë me shokët e tij dhe familjen në këtë kohë të vështirë”, shkruan Tottenham në “Twitter”.

Bunjevcevic nisi karrierën si futbollist në Serbi në 1991 dhe në 1997 doli si njëri prej emrave më premtues të futbollit serb duke firmosur për Red Starin e Beogradit. Në vitin 2001 Bunjevcevic kaloi në Europë me Tottenhamin duke zëvendësuar mbrojtësin e njohur Sol Campbell, që kaloi te Arsenali. Ai ishte tërhequr nga futbolli në vitin 2007 dhe ishte angazhuar në biznes. Ai luajti për kombëtaren e Jugosllavisë 16 ndeshje. Ai u nda nga jeta në moshën 45-vjeçare.

Related posts

Premier League/ Chelsea në epërsi ndaj Unitedit për Alex Sandro

Q.Autor

Mesazhi i Iscos pas rënies së Malagas nga La Liga: “Ndjenja kurrë nuk vdes, do të rikthehem”

Sadik.Autor

I JASHTËZAKONSHËM/ Pas një pasimi perfekt nga Sancho, talenti Haaland shënon një SUPER GOL në derbi (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment