Futboll La Liga Sport

Marselo del me SHAPKA në stërvitje, ja gjendja e brazilianit pas dëmtimit (FOTO)

Skuadra e Brazilit ka vijuar përgatitjet ditën e djeshme në Soçi për duelin e të hënës për fazën e 1/8-ave kundër Meksikës. Sytë janë të gjithë nga dy mbrojtësit Danilo dhe Marselo. Ky i fundit u dëmtua në shpinë gjatë minutave të para me Serbinë dhe ditën e djeshme zbriti në fushën e lojës me shapka, pa qenë prezent në ushtrime.

Ai punoi vetëm me fizioterapistin, por mediat bëjnë me dije se do të rikuperohet dhe do të jetë gati për Meksikën. Edhe pse mungesa e tij nuk është shumë e rëndësishme, duke parë që Filipe Luis zhvilloi një ndeshje të mirë ndaj serbëve. Danilo gjithashtu mund të rikthehet më shpejt,ndërsa Duglas Kosta ka vijuar punën veçmas për të kapur ritmin e skuadrës.

Related posts

Klubi gjerman fiton ankandin, blen 30 mln euro talentin më të madh brazilian!

Sadik.Autor

“TË GJITHË E DIMË MERKATON E BAYERN”/ Kovac kritikon “bavarezët”: Flick nuk diskutohet. E dimë si funksionon atje…

Delo.autor

NË NDESHJES NDAJ SHERIFF/ Trajneri Franko Lerda: Në skuadër ka mjaft optimizëm pasi…

Delo.autor

Leave a Comment