Futboll Sport

NË NDESHJES NDAJ SHERIFF/ Trajneri Franko Lerda: Në skuadër ka mjaft optimizëm pasi…

Trajneri i Partizanit, Franko Lerda, doli para mediave në Moldavi, në konferencën për shtyp para ndeshjes së nesërme ndaj Sherifit të Tiraspolit.

Tekniku i të kuqve deklaroi se rezultati i ndeshjes së parë e penalizon disi Partizanin, por gjithashtu shprehet se ekipi i tij do të luajë në maksimum shanset për të kërkuar kualifikimin.

“Mendoj se rezultati i arritur në takimin e parë na penalizon disi dhe nuk e prisnim, gjithsesi ne do të luajmë dhe shfrytëzojmë në maksimum shanset tona deri në minutën e fundit të takimit. Sherifi është një skuadër me kualitete, ka lojtarë mjaft cilësorë në sulm, fakt për të cilin jemi të vetëdijshëm, pasi i kemi studiuar edhe përpara se të përballeshim në sfidën në Tiranë.

Gjithsesi, nëse duam të luajmë shanset tona për kualifikim, duhet të mendojmë vetëm për veten tonë. Jemi një grup mjaft i mirë me mjaft lojtarë të rinj të talentuar të cilët kanë dëshirë të rriten, të përmirësohen dhe të bëjnë mirë. Në skuadër ka mjaft optimizëm pasi në futboll gjithçka është e mundur”, deklaroi Lerda.

Related posts

Messi shpjegon dominimin e Realit në Champions

Sadik.Autor

PËRFITIMET FINANCIARE NGA EUROPA/ Shuma e majme që ka siguruar Laçi pas kualifikimit në raundin e tretë

Delo.autor

MPOSHTET SERBI KAMPION BOTE/ Surpriza Khachanov, mposht Djokovic në finalen e Parisit (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment