Futboll Seria A Sport

Me sytë nga Europa League/ Fiorentina piketon talentin e Juventusit

Sanksionet e UEFA-s ndaj Milanit kanë rikthyer shpresat te Fiorentina e cila mund të zëvendësojë kuqezinjtë në Europa League këtë sezon. Për këtë arsye drejtuesit kanë nisur të lëvizin edhe në merkato dhe duan t’u bëjnë një dhuratë tifozëve në merkato teksa i përzgjedhuri i tyre është Marko Pjaca.

Fantazisti kroat mund të sakrifikohet nga Juventusi edhe pse Allegri e admiron por për të duket se nuk ka vend në formacion dhe nga ana tjetër lojtari dëshiron të luajë rregullisht.

Huazimi me të drejtë blerjeje pritet të jetë formula e duhur për transferimin e të riut edhe pse agjenti dhe Juventusi kanë kërkuar disa ditë kohë për të finalizuar këtë operacion.

Related posts

E BUJSHME NGA SPANJA/ Nuk pranonte të rinovonte me pagë të ulët, Reali merr vendimin drastik për Ramos

Delo.autor

DRIDHET JUVENTUSI/ BAYERNI ofron 100 milionë euro për “MAGJIKUN BARDHEZI”

Isa.Autor

NJË NDËR KANDIDATËT PËR STOLIN E BARCELONËS/ Xavi “leksion” Valverdes: Ja si fitohet Championsi…

Delo.autor

Leave a Comment