Kylian Mbappe nuk është i madh vetëm në fushën e lojës, por edhe jashtë saj. 19-vjeçari i cili realizoi ‘dopietë’ sot kundër Argjentinës në Botëror, ka vendosur të dhurojë të gjithë fitimet e tij në “Rusi 2018” për bamirësi.
Mbappe përfiton 17 mijë paund plus bonuse për çdo ndeshje që luan. Deri më tani adoleshti ka luajtur 4 sfida, ndërsa pritet ta nisë titullarë edhe të pestën që Franca do luaj në çerekfinale.
Kylian Mbappe will donate all his World Cup match fees to charity, reports @lequipe 👏 pic.twitter.com/RLRs9i6dhY
— B/R Football (@brfootball) June 30, 2018
