Futboll Sport

Politikani zviceran bën shqiponjën dhe flet për Xhakën e Shaqirin: Nuk vranë askënd

Gjesti i shqiponjës nga futbollistët me origjinë shqiptare të Zvicrës, vazhdon të komentohet në vendin helvet, edhe nga politikanë të njohur.

Në episodin e fundit të emisionit “Teleblocher”, ish këshilltari federal zviceran ka mbrojtur lojtarët e përfaqësueses zvicerane: “Serbët në skenë nuk silleshin në mënyrë miqësore. Ata pothuajse rregullisht i mbanin jashtë gjuhët e tyre. Sportistët nuk janë shenjtorë “.

Por, Blocher nuk e arsyeton me të vërtetë gjestin. “Zviceranë apo jo, nuk bëhet gjest i tillë”. Ndërkaq, moderatori i emisionit parashtron pyetjen i habitur: “Por, ata janë zviceranë?” Me këtë rast, Blocher pohon: “Nëse natyralizohen, nuk do të thotë se janë zviceranë. Ata u goditën në zemër, sepse janë edhe shqiptarë.”

Historia nuk duhet të ekzagjerohet, thotë Blocher, i cili në një moment edhe vetë e bën shqiponjën, duke ilustruar me gjeste atë që u pa në fushën e futbollit. “Që të dyja palët i hodhën benzinë zjarrit dhe bënë diçka që nuk duhet ta bëjnë, por kjo ekziston në të gjithë botën. Ata nuk vranë askënd.”

Related posts

IK PI**HU! Ronaldo qesh dhe jashtëparashikimit, Etrit Berisha ishte…ëngjëll e SPAL

Delo.autor

Kapiteni i Anglisë, Harry Kane fans i Dua Lipas

Sadik.Autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Barcelona ofron 10 milionë euro plus Rakitic, ja vendimi Paraticit

Delo.autor

Leave a Comment