Futboll Premier League Sport

Southampton fiksohet pas italianëve, kërkon Petagnan

Sirena angleze për Andrea Petagnan. Sulmuesi italian i cili u konfirmua edhe sezonin që u mbyll si një nga më të mirët te Atalanta, kërkohet nga Southampton që e shikon 23-vjeçarin si përforcimin e duhur për repartin e avancuar.

Klubi anglez do të paraqesë ditët e ardhshme ofertën prej 10 milionë euro që duket e kënaqshme për zikaltrit por përpara se ta pranojë Atalanta duhet të gjejë një pasues të Petagnas. Ky i fundit prej kohësh e ka shfaqur dëshirën për një aventurë të re dhe te Southampton do të luftojë për një vend në formacion me italianin tjetër, Manolo Gabbiadini.

Related posts

HIDHET SHORTI I KUPËS SË ITALISË/ Buzëqesh Milan dhe Juventus, ja kundërshtari i fortë për “Zikaltërit” (FOTO)

Delo.autor

Tronditet Argjentina, humb Botërorin pasi këputi ligamentet e gjurit

Sadik.Autor

Prapaskena/ IBRA i Shqipërisë do debutojë me Olimpiakosin, grekët duan të na e marrin

Isa.Autor

Leave a Comment