Futboll

Ndërtimi i “Arenës Kombëtare”, FSHF: Ja në cilën pikë të planit jemi

Nëpërmjet një postimi në web-in zyrtar, Federata Shqiptare e Futbollit ka paraqitur edhe ritmin e punimeve për ndërtimin e stadiumit “Arena Kombëtare”. Sipas FSHF-së, në sektore të veçantë puna ka kaluar mbi 60 % të planit.

stadiumi_2018_arena

“ARENA KOMBËTARE” është një nga veprat më madhore sportive (më e madhja në të gjithë historinë e infrastrukturës sportive të vendit) e cila po ngrihet dita-ditës me një ritëm punimesh tepër voluminoz. FSHF po ndjek vazhdimisht ecurinë dhe situacionin në kantier, në të cilin aktualisht në sektorë të vecantë puna ka kaluar mbi 60% të planit.

Sipas të dhënave më të fundit teknike mësohet se punimet në të gjithë hapësirën betonarme dhe konstruksioneve metalike (karabinasë) kanë kaluar masën mbi 60% të tyre. Përpos punimeve aty, fazat intensive për ngritjen e impiantit të ri kalojnë edhe nëpërmjet përgatitjes së materialeve në sektorë dhe kantiere të ndryshme jashtë stadiumit.

Pikërisht në këto vende po ndërtohen aktualisht edhe shkallët e tribunave, por edhe pjesa e mbulesës së plotë. Kanë përfunduar thuajse punimet për pjesën e nëntokës së stadiumit të ri, teksa inxhinierët shprehen se, vetëm pas përfundimit të instalim-montimit të mbulesës së impiantit të ri, atëherë do të nisin punimet edhe për fushën. “Arena Kombëtare” pritet të jetë një vepër e jashtëzakonshme sportive për futbollin shqiptar”, shkruan FSH

Related posts

BARCELONA PAGUAN 120 MILIONË EURO/ Griezmann zyrtarisht futbollist i “katalanasve”

Delo.autor

Shorti ndaj Shakhtar/ Totti bën thirrje: Synimi duhet të mbetet Serie A

Q.Autor

SKA FAJ MESSI E CR7/ SKANDAL me “Topin e Artë”, ka votuar edhe 1 GAZETAR që NUK EGZISTON

Isa.Autor

Leave a Comment