Futboll Sport

Botërori marramendës i Zvicrës, njihuni me “mozaikun” shumëngjyrësh të orgjinës së lojtarëve

Zvicra ka hedhur kandidaturën për të shkuar larg në këtë kampionat botëror. Helvetët frenuan furinë e Brazilit në ndeshjen e parë dhe gjunjëzuan pas 90 minutash të luftuara serbët. E njohur për faktin që prezantohet nga lojtarët të nacionaliteteve të ndryshme, Zvicra përbën një rekord më vete.

Në formacionin helvet vetëm 8 lojtarë janë të lindur në Zvicër dhe renditet e 4-ta pas trios afrikane Tunizi, Senegal me 9 dhe Maroku me 17 për numrin e lojtarëve të lindur brenda vendit.

Progresi i Zvicrës në futbollin europian dhe botëror është garantuar nga harmonia brenda ekipit duke krijuar frymën e përbashkët që e lejon të përballen me çdokënd.

“Mozaiku” i kombëtares zvicerane ka në përbërje këta futbollistë që kanë patur mundësinë të zgjidhnin të tjera përfaqësuese:

Ricardo Rodriguez – Spanjë, Kili
Blerim Dzemaili – Maqedoni, Shqipëri
Gelson Fernandes – Kepi Gjelbër
Denis Zakaria – Sudan i Jugut, Kongo
Mario Gavranovic – Bosnje-Hercegovinë, Kroaci
Josip Drmic – Kroaci
Johan Djourou – Bregu i Fildishtë
Xherdan Shaqiri – Shqipëri, Kosovë
Francois Moubandje – Kamerun
Manuel Akanji – Nigeri
Breel Embolo – Kamerun
Haris Seferovic – Bosnje-Hercegovinë
Granit Xhaka – Shqipëri, Kosovë
Valon Behrami – Shqipëri, Kosovë
Yvon Mvogo – Kamerun

Related posts

“FRIKA QË KISHA ISHTE SE PO HUMBJA GJITHÇKA”/ Mbrojtësi Maguire: Tani po përmirësohem dhe mezi po e pres…

Delo.autor

NUK PO SHKËLQEJNË KËTË SEZON/ Ja sa pikë i duhen Juventusit për të “blinduar” zonën Champions…

Delo.autor

Everton ndal Chelsean, Arsenal dhe Liverpool gati të përfitojnë

Q.Autor

Leave a Comment